Hetemaj me gjest fantastik për skuadrën e Vala Superligës së Kosovës (FOTO)

Përparim Hetemaj vazhdon të ndihmojë skuadrën e vendlindjes së tij, Drenicën.

Sport

13/01/2017 18:13

Mesfushori i Chievos që është me prejardhje nga Skenderaj i ka dërguar sërish dhjetëra palë këpucë për skuadrën e Drenicës, e cila garon në Vala Superligën e Kosovës.

“Hetemaj, i cili luan në Chievo të Italisë, ka dërguar edhe një pako me këpucë sportive për futbollistët e KF Drenica. Hetemaj vazhdimisht dërgon donacione të tilla për klubin tonë, ai ka dërguar edhe para disa muajsh disa pako më këpucë sportive, ndërkohë që edhe në të kaluaren ka sjellë donacione të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Drenicës, të cilët e kanë falënderuar lojtarin, përcjell lajmi.net.

Hetemaj ishte nga ata lojtarët që kishte mundësinë të zgjidhte të përfaqësonte Kosovën, por ai vendosi të mbes te Finlanda, por refuzoi paraqitjen ndaj Kosovës në përballjen e këtyre dy vendeve më 5 shtator në Turku.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6