Het-trik nga Ronaldo, ja çfarë ka bërë Lopetegui

Julen Lopetegui, i shkarkuar nga posti i selektorit të Spanjës, do t'i gëzohet het-trikut nga Cristiano Ronaldo.

Sport

16/06/2018 10:17

Cristiano Ronaldo me het-trikun e tij ia mohoi fitoren Spanjës ndaj Portugalisë në barazimin 3:3 në duelin e tyre të parë në Grupin B në “Kampionatin botëror 2018”.

Julen Lopetegui, i shkarkuar nga posti i selektorit të Spanjës pak para fillimit të Botërorit, i uroi sukses ish ekipit të tij para duelit me Portugalinë.

Por, mediat spanjolle shkruajnë se trajneri i ri i Real Madridit do të jetë i lumtur me het-trikun e Ronaldos, përcjell “lajmi.net”.

Lopetegui dëshiron që Ronaldo të jetë në formë sa më të mirë në Botëror, e më pas edhe në sezonin e ri te skuadra nga Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/