Heshtja zgjedhore!

Me fillim në orën 07:00 ka nisur heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale.

Lajme

21/10/2017 08:45

Nesër. Nga ora 07:00 e deri në orën 19:00, shtetasit me të drejtë vote do të mund të votojnë për të zgjedhur kryetarët e komunave në Kosovë.

Në këto zgjedhje janë certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për kuvende komunale, në komunat e Kosovës.

Në 2 mijë e 505 vendvotime në të gjithë Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, si dhe rreth 2 mijë anëtarë rezervë.