Heshtja ndaj krimit

Më duket që njerëzit në këtë vend e kanë kuptuar si gabimisht jetën, por kur mendoj më mirë ndoshta dhe populli nuk ka gjithherë faj! Por, prapë pyes veten, pse njerëzit po heshtin kur duhet të flasin, pse i mbyllin sytë kur duhet t’i hapin? Kur duhet të shohin vërtetë se çfarë jete janë duke jetuar në këtë vend që bëhen 18 vjet pas lufte dhe për shumicën e qytetarëve nuk ka ndryshime.

Opinion

26/02/2017 18:50

Duke filluar nga fëmijët që nisen për në shkollë e për të vazhduar tek të rinjtë që mbarojnë studimet dhe shëtisin rrugëve pa e parë dhe pa e ndjere atë diplomë “të suksesshme” apo “të mallkuar” të studimeve të tyre! Jeta çdo ditë po bëhet më e vështirë në këtë vend, por prapë të gjithë heshtin. Më duhet të ju pyes, a vërtetë duhet heshtur? Këtë shtet e kemi ëndërruar qysh moti, kemi menduar që çdo gjë do të ndryshoje për mirë, por kot. Fjala është, se këtu ne e dimë se kush ka faj, por prapë heshtim para çdo gjëje, pranë syve tanë bëhet hajni, vrasje e tradhti, para syve tanë ndodh korrupsioni si në institucione shëndetësore, arsimore e kudo, por prapë ne heshtim!.

Por ka një mënyrë si të dalim nga kjo katrahurë, dhe atë mund ta bësh ti populli im i dashur. Dhe ajo rrugë është që ju të kuptoni se nuk jeni vegël e askujt, por jeni “kracia” apo “sundimtarët” e shtetit, ju që përfaqësuesit e juaj i zgjidhni pa servilitet, që përfaqësuesit e juaj i zgjidhni jo duke ju premtuar, por duke vepruar, duke i shikuar nga plasmani i tyre intelektual elitar që kanë, dhe jo nga llafet demagogjike e mirësjelljet e rreme e tradhtare. Populli im i dashur, na duhet një klasë udhëheqëse e cila nuk ka as lidhje me këtë klasë,neve na duhet klasë elitare e cila nuk jargavitet, e servilohet tek lideri për përfitime personale në dëm të shtetit.