Hertha Berlin ia shkakton humbjen e parë Bayernit në Bundesligë

Hertha Berlin e ka befasuar Bayern Munich duke e mposhtur 2:0.

Sport

28/09/2018 22:25

Skuadra nga kryeqyteti i Gjermanisë i ka shkaktuar humbjen e parë kampionëve të Bundesligës duke i mundur në ‘Olympiastadion’.

Ibesivic në minutën e 23’ u tregua i saktë nga pika e penalltisë, duke shënuar për 1:0.

Në minutën e 44’, vendasit shënuan edhe golin e dytë, kur Duda realizoi për 2:0.

Me këtë fitore, Hertha Berlin renditet në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa me pikë të njëjta Bayerni mban kreun e Bundesligës./Lajmi.net/