Herrera gëzon tifozen nga Kosova (FOTO)

.

Sport

11/10/2017 20:31

Fillimisht Unitedi kërkoi nga tifozët në Twitter të kompletojnë një fjali dhe më e preferuara, që doli të jetë ajo e Asanit, do të fitonte një fanellë të nënshkruar nga Herrera.

“Ajo ndjenja kur…..”, ishte fjalia të cilën Unitedi kërkoi nga fansat që ta kompletojnë. Asani e plotësoi këtë fjali me “Ajo ndjenja kur Ander Herrera i përgjigjet postimit tënd”.

Unitedi më pas postoi sërish në Twitter duke uruar Asanin, ndërsa në postimet e saj të mëpasshme ajo shfaqi gëzimin e madh duke thënë se “nuk mund të besojë që e ka fituar fanellën e nënshkruar nga Herrera dhe se është personi më i lumtur në botë”.

“Ka qenë moment i papërshkrueshëm. Nuk e kam prit që prej 15 milionë fansave në Twitter kam me qenë unë ajo që do të fitoj fanellën. Momenti më i bukur për një fanse të flaktë si unë”, ka thënë ajo për Koha.net.