Herrera e cilëson Real Madridin si skuadrën më të mirë në botë

.

Sport

09/08/2017 09:08

Anderr Herrera mendon se Real Madrid e meritoi fitoren në finalen e Superkupës së Evropës.

Mesfushori i Manchester United, pas ndeshjes ka thekuar se ‘mbretërit’ kanë qenë superior në finale, duke e merituar fitoren.

“Mendoj se është një humbje e merituar, ata ishin më të mirë”, deklaroi Herrera, përcjell lajmi.net.

“Ndeshja është vendosur nga detaje të vogla, ne kishim mundësinë me Rashfordin. Goli i parë i tyre ishte nga pozita jashtë lojë, nga ai moment ata kanë luajtur edhe më mirë”.

“Në pjesën e dytë goli i Iscos na ka çliruar, ne u bëmë më të mirë, kishim rastet tona, por ata janë skuadra më e mirë në botë dhe ne duhet akoma të përmirësohemi”, ka vazhduar Herrera./Lajmi.net/