Herolind Shala zbulon se çfarë do të bëjë ekipi i Kosovës pas vdekjes së Vokrrit

Herolind Shala ka thënë të jetë tronditur nga vdekja e Fadil Vokrrit.

Sport

09/06/2018 13:59

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala ka thënë të jetë tronditur nga vdekja e Fadil Vokrrit.

Ai ka thënë se skuadra e Kosovës do të luajë gjithmonë për Vokrrin, përcjell “lajmi.net”.

“Dy ditë më parë ishe dhe më vizitove. Kaluam shumë qaste të mira. Më the shumë fjalë të mëdha dhe tani ke ikur befasisht. Ky largim i yti president nga jeta më ka tronditur mua, është humbje e madhe për ne si futbollist të Përfaqësueses, për FFK-në dhe gjithë popullin e Kosovës. Prehu në paq legjendë, do të luajmë gjithmonë për ty”.