Herolind Shala iu kërkon falje ‘Dardanëve’

Herolind Shala nuk ka mundur ta fsheh edhe sot zhgënjimin për humbjen e pësuar nga Islanda.

Sport

25/03/2017 20:49

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar edhe humbjen e katërt radhazi në kualifikueset për botërorin ‘Rusia 2018’.

Shala që asistoi te goli i Nuhiut, në llogarinë e tij në Facebook ka shprehur zhgënjimin për humbjen nga Islanda, teksa ka falënderuar edhe ‘Dardanët’, për mbështetjen e madhe.

“U munduam shumë, dhamë gjithçka nga vetja jonë për të arritur një rezultat pozitiv, një fitore për ju që na përkrahni gjithmonë dhe nuk po na leni të vetëm në asnjë moment. Nuk ia dolëm në fund, por ne do të vazhdojmë rrugën e nisur, do t’iu bëjmë krenar, do ta shpërblejmë besimin tuaj me një kampionat evropian apo botëror së shpejti. Faleminderit për mbështetjen dhe na falni për zhgënjimin. Ju duam dardanë”, ka shkruar Shala./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6