Heroi u rikthye në vendin ku nisi heroizmin (Foto)

Eshtrat e Isa Boletinit përfundimisht pushojnë në vendlindjen e tij në Boletin.

Lajme

10/06/2015 18:20

Ai u rivarros me nderime të larta nga qytetarë të shumtë dhe personalitete publike.

Edhe pse për në Boletin Isa Boletini nuk u përcoll nga garda e FSK-së e cila gjatë gjithë kohës ishte në përcjellje të tij, funerali i heroit për herë të fundit u lëshua në varr nga burra me veshje kombëtare.

Në ceremoninë e rivarrimit në Boletin, kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës Agim Bahtiri, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe figura tjera publike.

Ceremonia ka përfunduar pa asnjë ekses, ndërkaq policia është kujdesur gjatë gjithë kohës për të shkuar mbarë kjo ceremoni.

Heroi i kombit, Isa Boletini, është vrarë më 1916 në Podgoricë nga malazezët dhe kthimi i eshtrave të tij po bëhet pas 99 vjetësh.

Rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit 1