Heroi i Kroacisë ndaj Kosovës ka një mesazh (FOTO)

Mario Mandzukic është shprehur i lumtur pas het-trikut të tij në duelin ndaj Kosovës.

Sport

07/10/2016 10:43

Mario Mandzukic i heshti kritikët duke realizuar het-trik në fitoren e Kroacisë ndaj Kosovës me rezultat të thellë 6:0.

Sulmuesi i Juventusit i dha fund një periudhe të keqe individuale ndaj mbrojtësve kosovarë.

Dhe, ai ka thënë se është i lumtur me paraqitjen e tij por edhe fitoren e ekipit.

“E dinim se nuk do të ishte e lehtë, por kemi treguar se jemi serioz, që e dëshmon edhe rezultati në fund”, deklaroi Mandzukic për mediat kroate, përcjell “Lajmi.net”.

“Asnjëherë nuk dyshoj tek vetja, sa u përket golave, gjëja më e rëndësishme është që Kroacia ka fituar”, u shpreh ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.