Heroi i vërtetë 8 vjeçar

Persona të ndryshëm janë duke dhuruar para, në mënyrë që varrimi i Tyler Doohan të jetë i denjë. Tyler, 8 vjeç, ka shpëtuar jetën e 6 personave, pasi që kishte shpërthyer një zjarr në rimorkion ku ai jetonte, e vetë ka vdekur. Ai po konsiderohet një hero.

Bota

23/01/2014 22:45

Shokët, por dhe njerëz të panjohur, kanë mbledhur pothuajse 50 mijë dollarë për të financuar funeralin e djaloshit 8 vjeçar, i cili vdiq pasi kishte shpëtuar jetën e 6 të afërme të tij, derisa rimorkio i gjyshit të tij ishte duke u djegur.

Ngjarja kishte ndodhur në perëndim të New York’ut.

Tyler Doohan është duke u cilësuar si një hero, pasi që kishte zgjuar nga gjumi gjyshen e tij, tezen dhe xhaxhallarët, përfshirë këtu edhe dy fëmijë të moshës 4 dhe 6 vjeç, pasi që kishte kuptuar se rimorkio kishte marrë flakë në orët e para të së hënës.

Trupi i djaloshit ishte gjetur më vonë, afër shtratit të xhaxhait të tij me të meta fizike, dhe autoritetet besojnë se djaloshi ishte kthyer brenda në rimorkion e kapluar nga flakët, me një guxim të paparë për të shpëtuar familjarët e tij.

“Është shumë e rëndësishme të kihet parasysh që, sipas personelit të emergjencës, Tyler ishte personi që kishte zbuluar se zjarri kishte shpërthyer dhe ai u mundua që të zgjonte 8 pjesëtarët e familjes që ishin brenda rimorkios atë kohë”, thuhet në deklaratën e Richard Stutzman Jr, i cili ishte në detyrë në atë kohë.

“Me një guxim dhe vetëmohim të pashoq, duke sakrifikuar edhe jetën e tij, ai ishte në gjendje që të shpëtonte jetën e 6 personave të tjerë. Ai është një hero i vërtetë”.

Tyler Doohan

 

Të enjten, më shumë se 48.565 dollarë janë mbledhur për të mbuluar shpenzimet dhe të gjitha shërbesat e funeralit për Tyler’in e vogël.

Shefi për emergjencat e zjarrit, Chris Ebmeyer, tha se Tyle shpëtoi jetën e atyre 6 personave të tjerë nga zjarri, që ishte shkaktuar si pasojë e një defekti elektrik.

“Tavani kishte kolapsuar, duke bllokuar kështu gjysmën e rimorkios, dhe njëri prej personave u gjet po aty, në një divan, por të gjitha mobiliet e shtëpisë ishin shkatërruar”, tha Ebmeyer për mediat.

“Në pjesën e pasme të rimorkios, ishte banjo dhe afër kësaj hapësire u gjet edhe trupi i pajetë i një njeriu, që ishte shumë pranë një shtrati. Fëmija 8 vjeçar ishte vetëm pak hapa larg kësaj hapësire”.

Fqinjët dhe zyrtarët e shkollës, në ndërkohë, kanë kujtuar Tyler, si një djalë energjik i cili kishte kaluar shumë kohë sa ishte i vogël duke ndërruar shumë shtëpi e shkolla.

Jak Simms, i cili ishte fqinj i Tyler, e përshkroi Tyler si “një fëmijë i vogël i djallëzuar”, i cili kishte jetuar në këtë lokalitet këto vitet e fundit.

“E kanë parë shumë shpesh në oborr. Ai ishte një djalosh i këndshëm, por gjithashtu edhe i egër, gjithmonë aktiv”.

Simes tha se ajo kishte qenë dëshmitare e zjarrit, të cilin e kishte hetuar pasi kishte rënë për të fjetur.

“Dëgjova një ‘booom’ dhe pastaj pashë një shpërthim të madh të dritës. U ngrita nga shtrati, pashë nga dritaret, flakë të mëdha të zjarrit po dilnin nga dera”.

Brenda pak minutave erdhën personeli i emergjencës, zyrtarët policorë, tha Simms.

Ai e kishte të pamundur që të shihte Tyler, i cili në ato momente kishte dalë nga rimorkio, por në përpjekje për të shpëtuar xhaxhin e tij me aftësi të kufizuara, ishte futur sërish në mes të flakëve.

“Është shumë, shumë pikëlluese” tha Simms.

Ai pohoi se shumë persona të panjohur po vijnë dhe po vendosin kurora me lule, duke shprehur pikëllimin e tyre për humbjen e Tyler.

Jashtë shtëpisë së Tyler tashmë është bërë si një lloj vendi ku njerëzit po shkojnë dhe po e nderojnë atë.

 

(Fox News)