Heroi i Man Utd ndaj Liverpoolit, ja çfarë thotë Rashford pas dy golave në derbi

Marcus Rashford është shprehur i lumtur me dy golat e tij në fitoren ndaj Liverpoolit me rezultat 2:1.

Sport

10/03/2018 15:41

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford është shprehur i lumtur me dy golat e tij në fitoren ndaj Liverpoolit me rezultat 2:1.

Ylli i ri anglez ishte futbollisti i ndeshjes në Old Trafford ku me dy golat e tij ia siguroi fitoren skuadrës së menaxherit, Jose Mourinho.

“Këto janë gjithmonë ndeshjet e mëdha. Është e vështirë sepse jemi në luftë për pozitën e dytë dhe duam ta arrijmë”, deklaroi ai pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Prekja ime e parë ishte në fakt e keqe, nuk arrita ta godas me fuqinë e plotë. Nuk e dija se Gareth Southgate ishte në tribuna. Ishte mirë që erdhi për të na shikuar sepse ka shumë futbollistë në konkurrencë për një vend në ekipin e Anglisë, për Kampionatin botëror 2018”, shtoi ai.

“Southgate gjithmonë është në kontakt me ne dhe na tregon se ku jemi”, përfundoi Rashford. /Lajmi.net/