Heroi 15 vjeç një orë luftë me dallgët, e shpëtoi njërën prej dy të miturave

Dy kushërira, njëra 12 dhe tjetra 11 vjeçe  kishin hyrë në det për t’u freskuar mesditën e së hënës, por u përfshinë nga rryma ujore në Divjakë, ku dy të miturat nuk arritën dot të dilnin nga uji.

Lajme

15/08/2017 19:39

Ishte një djalë 15 vjeç, që ka marrë guximin të futet në ujë për të shpëtuar, por edhe ai është përfshirë nga rryma ujore.

Të tre të miturit, si dhe disa pushues të tjerë që kanë hyrë në ujë për t’u ardhur në ndihmë, gati për rreth një orë kanë luftuar me vërshimin e detit duke bërë që fëmijët të lodhen e t’i dorëzohen ujit.

Djaloshi ‘hero’ ka arritur që t’i nxjerrë në breg dy të miturat. Por njëra prej tyre, për shkak se kishte pirë shumë ujë, nuk ka mundi të mbijetojë, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Madje edhe vetë shpëtimtari që hyri për t’u dhënë ndihmë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bëhet e ditur se dy të miturit djali 15-vjeçari dhe 11 vajza vjeçe janë në gjendje të rëndë, por nuk janë në rrezik për jetën.

“Në ndihmë të tyre ka shkuar një pushues i rastit, shtetasi A.M., 15 vjeç, i cili me ndihmën edhe të pushuesve të tjerë, i ka nxjerrë në breg të dyja vajzat, por ka mundur të jetojë vetëm shtetasja M.L., pasi vajza 12- vjeçare G.A ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia shqiptare.