Hernandez dëshiron të mbetet në Real

Sulmuesi Javier Hernandez nuk dëshiron të largohet nga Real Madrid pas skadimit të periudhës së huazimit nga Manchester United, në fund të këtij sezoni.

Sport

24/04/2015 10:20

Javier Hernandez dëshiron të mbetet në Real Madrid. Sulmuesi meksikan i është bashkuar gjigantit spanjoll në formë huazimi njëvjeçar nga Manchester United.

Por, ai preferon të qëndrojë në Santiago Bernabeu përtej këtij sezoni.

“Një prej objektivave të Hernandezit është vazhdimi i karrierës në Real, por tani jeton në të tashmen dhe e ardhmja e tij nuk do të sqarohet edhe një muaj”, u shpreh menaxheri i tij, Ayer për ‘AS’.

Hernandez ka kontratë me Manchester Unitedin deri në korrik të vitit 2016.