Hera e tretë e Limajt në gjykatë për rastin Kleçka

Fatmir Limaj do të rikthehet për herën e tretë në gjykatë me rastin Kleçkë, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, avokati mbrojtës Tomë Gashi.

Lajme

05/09/2014 17:03

Gashi ka thënë se rikthimi i limat në këtë proces gjyqësor, po bëhet për motive politike, dhe, sipas tij, kjo tregon se institucionet e drejtësisë janë të ndikuara nga dikush, duke mos dashur të aludojë në ndonjë forcë politike.

“Në shtator të vitit të kaluar, për herë të dytë Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli të pa fajshëm Z. Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarët e tij, të gjithë të akuzuar për krime lufte në rastin “Kleçka”.

“Gjykata e Apelit në Prishtinë, duke vendosur sipas ankesës së prokurorëve të EULEX-it kundër aktgjykimit lirues, ka caktuar seance dëgjimore për datat 17, 18, 23, dhe 25 Shtator 2014”.

“Gjykata ka planifikuar të dëgjojë përsëri disa dëshmitarë të cilët janë marr në pyetje edhe më herët – gjatë gjykimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila dy herë ka sjell aktgjykim lirues për Z. Fatmir Limaj dhe të tjerëve”.

“Koha e caktimit të seancave që përputhet me momentin tepër të ndjeshëm politik, dhe kur dihet haptas përfshirja e Limajt në tentimin e formimit të institucioneve shtetërore të Kosovës, le të kuptohet se dikush haptas ndikon në rrjedhën normale të ngjarjeve politike dhe juridike në vend. Tome Gashi – avokat I Fatmir Limaj”, ka shkruar ai në facebook.