Heqja e vizave konfirmohet para pushimeve të verës, thotë Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur para deputetëve në lidhje me Raportin e Progresit.

Lajme

20/04/2018 14:57

Haradinaj ka thënë se vetë thirrja e seancës është gabim, pasi që s’ka pasur ndonjë analizë serioze deri më tani.

Shefi i ekzekutivit ka numëruar disa nga sfidat e Kosovës që janë të përmendura në këtë raport, shkruan lajmi.net

“Si sfida mbeten komunat ku jetojnë serbët, dobësitë e Kosovës në financimin e partive politike, mospërputhja e kornizës ligjore zgjedhore dhe barazitë gjinore, reforma zgjedhore, parlamenti duhet ta mbikëqyr qeverinë, duhet të zbatohen rekomandimet nga agjencitë e pavarura, mbikëqyrja parlamentare e FSK-së dhe AKI-së”, ka thënë Haradinaj.

Duke folur për liberalizimin e vizave, kryeministri ka thënë se kjo do të ndodhë para pushimeve të verës..

“Liberalizimi i vizave do të na konfirmohet para pushimit të verës”, ka thënë Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/