Heqë xhaketën e tij, për ta mbuluar qenin që po lagej në shi (Foto)

Ftohtë, me shi dhe lagësht – qentë e ndjenjë atë gjithashtu. Por, një çift me zemër të mirë janë bërë hit në internet, pasi dikush i ka fotografuar ata teksa janë kujdesur për një qen që ishte lënë jashtë një dyqani, duke u lagur në shi.

Fun

27/08/2015 12:25

Fotografitë tregojnë gjithashtu momentin kur burri heqë xhaketën e tij për ta mbrojtur qenin nga shiu, përderisa pronari i tij ishte duke bërë shoping në një dyqan dhe e kishte lënë atë jashtë duke u lagur në shi.

Çifti qëndroi me qenin derisa pronari i tij doli nga dyqani për rreth 20 minuta më vonë, transmeton Lajmi.net.

Një punëtor i një dyqani tha për DailyMail: “Ishte duke rënë shumë shi, por këta dy njerëz të mirë e panë se qeni ishte duke u mërdhirë nga shiu, dhe e ndihmuan atë”.

“Ata vendosën që ta mbrojnë qenin nga shiu, dhe ne kur e pamë se çfarë po bëjnë, u dhamë atyre çadra shiu”, thotë ai.

Ata pritën aty derisa pronari i qenit doli jashtë, i cili gjithashtu iu falënderua çiftit për gjestin. (Lajmi.net)

2BABC4EA00000578-0-image-m-60_14406020596762BABC4DE00000578-0-image-m-62_1440602094743