Henry, tifozëve të Arsenalit: Bëjeni këtë gjë për Wengerin

Thierry Henry është në mesin e shumë protagonistëve që ka reaguar pas njoftimit të Arsene Wenger do të largohet nga Arsenal.

Sport

20/04/2018 17:53

Trajneri francez sot ka dhënë lajmin se në fund të sezonit do të largohet nga Arsenali, pas qëndrimit 22 vjeçar.

Njoftimi për largim nga Arsenali, ka shtyrë edhe reagimin e Thierry Henry.

Ish sulmuesi i Francës u ka kërkuar tifozëve të Arsenalit që t’i japin një lamtumirë emocionuese Wengerit, duke thënë se trajneri i tyre e meriton këtë.

Henry po ashtu është njëri nga emrat e mundshëm për të zënë vendin e Wengerit te Arsenali./Lajmi.net/