Henry në bisedime me klubin e njohur evropian

Thierry Henry ka filluar kontaktet me klubin e Bordeaux.

Sport

22/08/2018 13:40

Bordeaux ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e Thierry Henry rreth angazhimit të tij në postin e trajnerit, ka njoftuar “Sky Sports News”.

Klubi nga Ligue 1 ka suspenduar menaxherin Gus Poyet pas kritikave të tij ndaj klubit.

Poyet ka konfirmuar se nuk do të vazhdojë në detyrë, përcjell “lajmi.net”.

Henry thuhet se është i interesuar për detyrën e trajnerit në Bordeaux, pas aventurës si asistent i selektorit të Kombëtares së Belgjikës. /Lajmi.net/