Henry në aksion, Monaco kërkon sulmuesin e Chelsea – Lajmi.net
Henry në aksion, Monaco kërkon sulmuesin e Chelsea
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliPremier LeagueSport 15:54, 11 January 2019
Thierry Henry po kërkon që me çdo kusht ta përforcojë skuadrën e tij në këtë afat kalimtar.

Monaco tashmë janë vënë pas sulmuesit të Chelsea, Mitchy Batshuayi, i cili deri më tani është paraqitur me Valencain, si i huazuar.

Agjenti i lojtarit ka udhëtuar drejt Francës për të diskutuar rreth një kalimi të mundshëm në Ligue 1, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

Batshuayi nuk ka treguar edhe aq formë të mirë me Valencian ku ka shënuar vetëm dy gola në 23 ndeshje.

Kujtojmë se Monaco gjithashtu po kërkon edhe një tjetër lojtar të Chelsea, Cesc Fabregas, i cili ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me Chelsea, kundër Nottingham Forest.

Edhe lojtari ka bërë të ditur se e pëlqen një kalim në Monaco dhe tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

Mbetet të shihet nëse Monaco do të arrijë që t’i trasnferojë dyshen e Chelsea gjatë këtij afati. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO