Henry me tjetër transferim të madh nga Chelsea

Thierry Henry nuk e ka ndërmend të ndalet me transferime te Monaco.

Sport

13/01/2019 09:58

Thierry Henry e di se vetëm ky afat i janarit mund ta shpëtoj Monacon nga rënia prej ligës, andaj po i bënë disa transferime.

Legjenda franceze është duke tentuar tani ta transferojë Michy Batshuayin nga Chelsea, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi belg dështoi ta tregonte veten në huazim te Valencia, andaj është rikthyer te skuadra londineze.

Pas transferimit të Cesc Fabregas, Henry dëshiron që edhe Batshuayi të transferohet te Monaco, mirëpo Chelsea nuk dëshiron ta shet atë. /Lajmi.net/