Henry: Ky sulmues i Premierligës është i klasit botëror (FOTO)

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, i ka thurur lëvdata të mëdha sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Sport

25/09/2017 23:36

Henry që ka fituar tituj të rëndësishëm me Arsenalin, ka thënë se Aguero është një sulmues i klasit botëror.

Ai vlerësoi lartë argjentinasin se si çdo vit luan në nivele të larta në Premierligë.

“Mendoj se më i afërti këtu për të qenë i klasit botëror, ka qenë klas botëror dhe është klas botëror, është Aguero, shkaku që një kohë të gjatë luan në nivele të larta”, ka deklaruar Henry./Lajmi.net/