Henry kundër Arsenalit

A keni menduar ndonjëherë se si do të paraqitej Thierry Henry kundër mbrojtjes së Arsenalit? Këtë do ta mësojmë së shpejti. Arsenali ka njoftuar se do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër New York Red Bulls më 26 korrik. Henry është golashënuesi më i mirë në histori të gjigantit londinez. Edhe pse 36-vjeç, ai është në…

Sport

27/03/2014 19:23

A keni menduar ndonjëherë se si do të paraqitej Thierry Henry kundër mbrojtjes së Arsenalit? Këtë do ta mësojmë së shpejti.

Arsenali ka njoftuar se do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër New York Red Bulls më 26 korrik.

Henry është golashënuesi më i mirë në histori të gjigantit londinez. Edhe pse 36-vjeç, ai është në gjendje t’i shkaktojë telashe cilitdo kundërshtar. “Pa dyshim se ballafaqimi me Arsenalin në Red Bull Arena do të jetë moment special për mua. Klubi është në zemrën time”, deklaroi Henry.

“E di se është ndeshje miqësore por do të jetë e çuditshme për mua. Sa herë që e shoh atë fanellë, dhe nuk jam duke e bartur, ndihem çuditshëm”. Henry ka shkëlqyer pas transferimit në MLS, me 42 gola në 94 paraqitje, dhe tashmë ka luajtur kundër Arsenalit për ekipin amerikan.

Ai përgatiti golin e barazimit 1:1 të Red Bulls në Emirates Cup 2011.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger u shpreh: “Sigurisht se do të jetë një gjë e mirë të luajmë kundër Thierryt. Ai është futbollist shumë i veçantë në historinë e klubit dhe e di se futbollistët dhe tifozët do të kënaqen shumë”.

Duhet të presim dhe të shohim se sa shumë do të kënaqen mbrojtësit.