Henry: Ja kush e meriton Topin e Artë

Thierry Henry beson se Topin e Artë këtë vit e meriton Eden Hazard ose ndonjë lojtar i Kombëtares së Francës.

Sport

10/11/2018 10:14

Kanë mbetur edhe pak kohë deri në dhurimin e Topit të Artë për vitin 2018, me Cristiano Ronaldon, Luka Modric dhe Lionel Messin favorit për të triumfuar.

I njëjtë me këtë mendim nuk është ish sulmuesi i Francës, Thierry Henry.

Trajneri i Monacos ka thënë se këtë çmim e meriton Eden Hazard ose dikush prej ekipit kombëtar të Francës.

“Pse jo Hazard, ai ishte lojtari më i mirë në Kupën e Botës, por mund të jetë edhe një lojtar i kampionëve të Botës, Kombëtares së Francës”, ka deklaruar Henry./Lajmi.net/