Henry e mirëpret Puyolin në SHBA

Sulmuesi i New York Red Bulls, Thierry Henry thotë se ish bashkëlojtari te Barcelona, Carles Puyol do të ishte më shumë se i mirëseardhur në Major League Soccer. Veterani i mbrojtjes e konfirmoi gjatë kësaj jave se do ta lë Camp Noun në fnud të sezonin, pasi e kaloi tërë karrierën në Blaugrana. Kurse, sulmuesi…

Sport

06/03/2014 20:30

Sulmuesi i New York Red Bulls, Thierry Henry thotë se ish bashkëlojtari te Barcelona, Carles Puyol do të ishte më shumë se i mirëseardhur në Major League Soccer.

Veterani i mbrojtjes e konfirmoi gjatë kësaj jave se do ta lë Camp Noun në fnud të sezonin, pasi e kaloi tërë karrierën në Blaugrana.

Kurse, sulmuesi francez, i cili u largua nga gjiganti katalunas pas tri vjetësh të kaluar në Camp Nou, do të ishte i lumtur nëse do ta shihte kolegun e vjetër t’i bashkohej atij në SHBA.

“Nëse do të donte të vijë për të luajtur në Amerikë, do të ishte i mirëseardhur”, deklaroi fillimisht ish kapiteni i Arsenalit për ARA.

“Nëse Puyol vjen, do të ishte një gjë e madhe. Do të ishte mirë për ligën dhe është gjithmonë ndjenjë e mirë të kesh lojtarë si ai”, vazhdoi ai.

Sidoqoftë, Henry thotë se nuk ishte në kontakt me 35 vjeçarin, edhe pse e pranon se do ta mirëpriste atë përtej Oqeanit Atlantik.

“Ai është një mjaft inteligjent dhe një person që e di se çka do. Ne duhet ta respektojmë vendimin e tij dhe ne duhet t’i shijojmë muajt e fundit që i kanë mbetur në fanellën e Barcelonës. Ai është shembull për ekipin dhe klubin”, përfundoi Henry.