Henry e fillon stërvitjen e parë te Monaco, por ja çfarë ndodhi

Thierry Henry ka filluar stërvitjen e parë si trajner i Monacos.

Sport

16/10/2018 12:07

Thierry Henry ka zëvendësuar Leonardo Jardimin te Monaco, për ta testuar vetën për herë të parë si trajner.

Legjenda franceze ka mbajtur seancën e parë stërvitore me lojtarët, duke e mbajtur edhe një takim me grupmoshat e reja, përcjell “lajmi.net”.

Henry do të ketë shumë punë për të bërë, pasi Monaco rrezikon që të bije nga liga, pasi aktualisht gjendet në vendin e 18-të me gjashtë pikë. /Lajmi.net/