Henry bëhet trajner, a do të jetë ky klubi i ri?

Thierry Henry mund të emërohet trajner në Ligue 1.

Sport

18/08/2018 08:20

Thierry Henry është i gatshëm për një post të ri.

“RMC Sport” raporton se ish sulmuesi i Arsenalit është kandidat për postin e trajnerit në Bordeaux.

Henry ka qenë asistent i Roberto Martinez në bankinën e Kombëtares belge, përcjell “lajmi.net”.

Por, tani ka marrë ofertë për të filluar karrierën si kryetrajner te skuadra e njohur nga Ligue 1. /Lajmi.net/