Hëngri peshk për një vit për të parë përfitimet shëndetësore, gjetjet e tij janë befasuese

Në të gjithë botën, industria e omega-3 vlen rreth 30 miliardë dollarë – dhe në vitin 2012 më shumë se 18.8 milionë njerëz morën suplemente të omega-3. Por a ka ndonjë të vërtetë pas fuqisë së omega-3?

Lifestyle

28/05/2017 18:59

Autori Paul Greenberg vendosi që vetë ta zbulojë. Për një vit të tërë, ai hëngri mish peshku. E gjithë përvoja e tij u dëshmua në dokumentarin e quajtur “Frontline, The Fish on My Plate”.

Dokumentari fillon me Greenbergun duke vizituar doktorin për një kontroll të plotë – ku ai tregon se kishte shumë probleme shëndetësore, si me tension të gjakut, depresion, probleme me gjumë etj.

Pasi hëngri peshk të paktën dy herë në ditë, ose në përgjithësi 700 vakte me peshk përgjatë një viti, Greenberg u kthye për t’u kontrolluar tek mjeku, transmeton Gazeta Express.

Por sipas doktorit të Greenberg asgjë nuk kishte ndodhur, ai ishte njëjtë, nuk kishte ndryshuar diçka. Greenberg hëngri sasi të shumta të omega-3, duke bërë që shtypja e gjakut dhe të tjerat të kishin vetëm pak përmirësim.

Kjo nuk do të thotë se omega-3 nuk është e mirë për ju ose nuk duhet ta hani. Greenberg thjeshtë kishte ngrënë më shumë sesa sasia e rekomanduar e omega-3.

Duhet të hani vetëm dy herë në javë peshk, jo çdo ditë, për të marrë sasinë e rekomanduar dhe përfitimet. Të hani shumë peshk çon në rritje të niveleve të merkurit.

Një biolog i tha Greenbergut se “kjo vetëm ia kishte ngadalësuar të menduarit dhe ia kishte dëmtuar kujtesën”. Sipas Asociacionit Amerikan të Zemrës, omega-3 mund t’u ndihmojë njerëzve që kanë pësuar sulm në zemër kohët e fundit.

YouTube player