Henderson komenton PSG-në në prag të ndeshjës së LK

Liverpool dhe PSG do të ballafaqohen me njëra tjetrën në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sport

17/09/2018 15:54

Ndeshja mes dy gjigantëve të Evropës cilësohet edhe si kryendeshja e xhiros së parë të grupeve.

Vëmendja e të gjitha mediave është përqendruar për takimin që zhvillohet në “Anfield”.

Rreth kësaj loje ka folur edhe Jordan Henderson.

“Ata janë shumë të mirë. PSG ka disa lojtarë të mirë, nga të cilët duhet pasur kujdes. Është një ndeshje për të cilën jemi duke u përgatitur. Besoj se atmosfera në stadium do të jetë fantastike, gjë që do të na ndihmojë” ka thënë mesfushori.

Ndeshja mes dy skuadrave luhet nesër me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/