‘Hëna e Përgjakur’ spektakolare mbi qiellin e Tiranës /FOTO

Fenomeni “Hëna e Përgjakur”  mund të shihet me sy të lirë edhe në Shqipëri.

Lajme

27/07/2018 22:01

Në qiellin e Tiranës, hëna ka marrë ngjyrë të kuqe, si pasojë e një eklipsi të rrallë natyror, i cili është më i gjati i këtij shekulli, pasi do të zgjasë rreth katër orë.

Eklipsi ka nisur mbi Shqipëri në orën 20:00 dhe padyshim që ka dhuruar spektakël në qiell.

Ky eklips formohet pasi Toka vendoset në vijë të drejtë me diellin dhe hënën, duke prodhuar një nga fenomenet më spektakolar në hapësirë.

Dukuria është e dukshme në Europë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Australi dhe në pjesën më të madhe të Azisë dhe Amerikës Jugore.