Helmimi në mitingun e PD-së, prokuroria sekuestron poçat e ndriçimit

Prokuroria ka sekuestruar poçat e ndriçimit që u përdorën në mitingun e hapjes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike. Një ditë pas helmimit të rreth 140 mbështetësve të PD-së, prokuroria vijon hetimet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e shkaqeve të helmimit.

Lajme

29/05/2017 10:24

Prokuroria ka marrë vendimin për sekuestrimin e poçave pasi dyshohet se pikërisht ndriçimi ka qenë shkaku i lëndimit të dhjetëra personave që morën pjesë në miting, mes tyre edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.