Helmimi i 9 futbollistëve të Dortmundit, shikoni çfarë kanë ngrënë

Situata te Borusia e Dortmundit nuk është aspak e qetë.

Sport

14/01/2018 13:50

Përveç rezultateve jo të mira që ka marrë ekipi, një ngjarje tjetër e pakëndshme ka ndodhur për trajneri Piter Stoeger.

9 prej lojtarëve të klubit verdhezi janë helmuar në Spanjë, teksa kryenin fazën përgatitore, nga konsumimi i mishit të qebapit.

Sapo kanë mbërritur në tokën gjermane, Buriki, Bartra, Toprak, Pulisiç, Vaidenfeler, Shyrle, Larsen, Shahin e Reiman shfaqën probleme helmimi dhe shkuan menjëherë në klinikën mjekësore të klubit.

Nga hetimi i kryer brenda klubit, u arrit në konkluzionin se mishi mund të ketë qenë i helmuar.

dortmund