Helikopteri gjerman

Klubi gjerman Eintracht Braunschweig ka gjetur një metodë të re për të terur fushën pas reshjeve të mëdha të shiut. Në vend të metodave të zakonshme me vegla të dorës për të larguar ujin jashtë fushës, klubi nga Bundesliga ka përdorur ndihmën e një helikopteri. Lajmi u publikua të shtunën si pjesë e hetimeve për…

Sport

01/02/2014 15:11

Klubi gjerman Eintracht Braunschweig ka gjetur një metodë të re për të terur fushën pas reshjeve të mëdha të shiut.

Në vend të metodave të zakonshme me vegla të dorës për të larguar ujin jashtë fushës, klubi nga Bundesliga ka përdorur ndihmën e një helikopteri.

Lajmi u publikua të shtunën si pjesë e hetimeve për korrupsion në klubin e dytë më të madh të automobilave, ADAC, pronar i helikopterit.

Një drejtor i ADAC’s, që është edhe tifoz i klubit ka thënë se urdhëroi pilotët të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së fushës së Braunschweigut. Rast emergjent, s’ka dyshim.