Hekurudhat e Kosovës vrasin njerëz, institucionet s’ndihen përgjegjëse

Të kesh shtëpinë pranë hekurudhave në Kosovë është si të kesh një hap më afër vdekjen. Jo për shkak të fatit, por se në hekurudha nuk ka sinjalizim.

Lajme

21/09/2014 21:02

E derisa njerëzit humbin jetët, institucionet përgjegjëse hedhin përgjegjësinë te njëra-tjetra për mungesë të infrastrukturës. 

Zëvendësshefi i kompanisë Trainkos, Liridon Restelica, ka thënë se nuk e kanë përgjegjësi të vendosin shenjat në hekurudha, derisa fajtorë i lë këmbësorët për pakujdesi.

Ndërsa kompania Infrakos thotë se janë komunat dhe Ministria e Infrastrukturës përgjegjësit për vendosjen e shenjave, raporton KTV.

Megjithatë, kjo kompani ka shpallur tender për furnizim me pajisje rezervë sinjalo – siguruese, të cilat shërbejnë në vendkalimet zyrtare që janë të pajisura me laura mbrojtëse si dhe pjesë të tjera të sinjalizimit brenda stacioneve dhe në linja të hapura.