HEJ dërgon të rinjtë në Southern Soul Festival

Platforma hej! e ka organizuar një lojë shpërblyese e cila i shpërblen 50 të rinjtë fitues të lojës në festivalin e madh të muzikës në Southern Soul Festival, i cili mbahet në plazhin e madh në Ulqin.

Lajme

23/06/2015 15:42

“Southern Soul Festival rikthehet këtë vit për edicionin e 3-të në plazhin e Ulqinit për një tjetër përvojë magjike të kërcimit, muzikës dhe argëtimit. Ky festival ndërkombëtar mbahet për katër ditë radhazi dhe i njëjti ofron zhanre të ndryshme të muzikave, si dhe artistëve të njohur ndërkombëtarisht”, thuhet në njoftimin e festivalit.

hej! tashmë ka organizuar gjithçka për t’i dërguar 50 përdoruesit fitues të hej në këtë festival që mbahet prej datës 25-28 qershor, duke filluar nga mbulimet e shpenzimeve të autobusit për vajtje/ardhje, akomodimin në kamp, si dhe biletat për festival.

Për t’i zgjedhur fituesit, hej! ka organizuar një lojë shpërblyese në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku janë zgjedhur në mënyrë të rëndomte nga sistemi 25 persona, të cilët do t’i marrin nga dy bileta.

Përveç dërgimit të fituesve të lojës shpërblyese në deti, hej! do të organizojë edhe lojëra tjera të ndryshme në plazh gjatë festivalit, si dhe për 50 fituesit e biletave do të organizojë një lojë shpërblyese për të fituar 3 tabletë.

Lista e artistëve që do të performojnë në Southern Soul Festival:

http://www.southernsoulfestival.me/line-up

 

Për Southern Soul Festival:

http://www.southernsoulfestival.me/about-southern-soul-festival