Hej dërgon 50 të rinj në Dhërmi

Pas 100 përdoruesve të parë të cilët i ka dërguar në SoutherSoul Festival në Ulqin dhe në Sea Dance Festival në Budvë, komuniteti më i madh i të rinjëve Hej! i cili numëron mbi 150.000 anëtarë, tani do të shpërblejë sërish – kësaj radhe me udhëtim në Dhërmi.

Lajme

29/07/2015 11:02

Kësaj radhe, Hej do t’i dhurojë 50 bileta (nga 2 bileta për 25 persona) për pjesëmarrje në Festivalin “Soundëave Albania” që mbahet më 7, 8 dhe 9 gusht në plazhin më të mirë të Shqipërisë së Jugut, Drymades Beach në Dhërmi.

Kompania “IPKO” bën me dije se transporti, kampingu në tenda dhe hyrja për festival për 50 fituesit nga Hej do të jetë krejtësisht falas.

“Për të fituar 2 bileta, e tëra që përdoruesit duhet të bëjnë është një LIKE & SHARE këtë postim në Facebook dhe të hënën me 3 gusht do të zgjedhen fituesit në mënyrë të rastësishme automatike.” thuhet në njoftimin për media të IPKO-së.

SoundËave Festival në Dhërmi këtë vit do të sjellë DJ-të e famshëm si Petar Dundov (Kroaci), Oliver Hess (Gjermani), Nicole Jans (Gjermani), e shumë e shumë të tjerë