Hedhin fishekzjarre, bëhen për spital

Dy të mitur Genc K. Dhe Andi K. janë gjendur në spital të lënduar, pasi kishin dalur në çati të shtëpisë së tyre për të hedhur fishekzjarre.

Lajme

06/01/2014 12:26

Dy persona nga Peja kishin dalë në çatinë e një ndërteseje për të ndezur fishekzjarre mbrëmë rreth orës 22:20 në rrugën “Eliot Engell” të Pejës, por kishin përfunduar në spital për tretman mjekësor pas lëndimeve që kishin marrë nga shpërthimi i tyre.

Shtetasi kosovar Genc K. (1998) nga këto shpërthime të fishekzjarreve ka pësuar lëndime të rënda trupore në pjesën e kokës dhe syrit dhe i njëjti është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Ndërsa Andi K.1997, ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, njofton Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate.

Lidhur me ketë rast është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.