Hearn: Porsa amerikanët ta shohin Joshuan, ai do të kthehet në një yll të madh

Anthony Joshua nuk do ta ketë ndeshjen e ardhshme në “Wembley” të Anglisë, por do të udhëtoj në kontinent tjetër.

Sport

09/02/2019 23:24

Ky është verdikti i promotorit të tij Eddie Hearn, i cili ka folur sot për një duel të Joshuas në Amerikë, në qytetin e Nju Jorkut.

AJ nuk është paraqitur në ring që nga fitorja e tij kundër Alexander Povetkin, në muajin shtator, në “Wembley”.

Por, brenda këtyre 48 orëve pritet që britaniku ta konfirmojë duelin e radhës me Jarrell Miller, në ‘Madison Square Garden’.

Promotori i tij Eddie Hearn pretendon se ky duel do t’i shkoj në favor Joshuas, edhe sa i përket tifozërisë.

“Porsa amerikanët ta shohin Joshuan në ring, ai do të bëhet trend, një yll i madh atje” ka thënë Hear, shkruan ‘Boxing Scene’, transmeton lajmi.net.

Ndeshja kundër Jarrell Miller do të jetë shumë interesante, duke pasur parasysh se ai po konsiderohet si një nga top 10 boksierët aktualisht. /Lajmi.net/