Hearn i bën presion Whyte për duelin me Joshua, thotë se të tjerët mund t’ia zënë vendin

Anthony Joshua duket sikur e ka shumë të vështirë ta gjejë kundërshtarin për duelin në “Wembley”, duel që do të zhvillohet më 13 prill.

Sport

22/01/2019 22:45

Promotori i Joshua, Eddie Hearn i ka bërë thirrje Dillian Whyte që ta pranojë ofertën për duelin e ardhshëm me klientin e tij.

Oferta e dërguar më herët nga kampi i AJ nuk e ka bindur Whyten, i cili ka shqyrtuar opsionet e tjera.

“Kemi një ecuri të mirë me Whyte. Ai dëshiron një mundësi për titullin e peshave të rënda dhe ne po ia japim atë. Mendoj se është ofertë e mirë” ka thënë Hearn.

Tutje promotori i kampionit të katërfishtë ka bërë të ditur se vendin e tij mund ta zë boksieri Oleksandr Usyk.

“Sipas rregullave të WBO, Usyk mund të jetë mandatori i ardhshëm për kontestuesin e titullit” ka thënë ndër të tjerash Hearn.

Mbetet të shihet se cili do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Joshuas, për 13 prillin në “Wembley”. /Lajmi.net/