Haziri: Zgjidhja është jashtë Kuvendit

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, njëherësh kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, zgjidhjen e krizës politike e sheh jashtë Kuvendit të Kosovës.

Lajme

21/10/2014 18:38

Haziri ka thënë për gazetën “Zëri” se zgjidhja për tejkalimin e krizës politike dhe formimin e institucioneve të reja duhet të kërkohet tek subjektet politike, pasi sipas tij, Kuvendi tashmë është dëshmuar si i pafuqishëm për ta bërë një gjë të tillë.

“Definisht Kuvendi ka treguar pafuqi për ta zgjidh problemin, kështu që çështja është zhvendos tek forcat politike, unë e shoh zgjidhjen tek subjektet politike”, ka thënë ai.