Haziri thotë se dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë pafund

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se  institucionet e Kosovës duhet të analizojë rezultatin e dialogut me Serbinë,  dhe duhet një agjendë e qartë politike.

Lajme

05/04/2018 10:59

Haziri ka thënë se nuk mund të vazhdohet me dialog pa kufij

Sipas tij nuk ka pasur një shenjë që qon në zgjidhjen e problemit, por vetëm të zhagitjes së këtij procesi.

“Serbia po vazhdon në forma tjera me zgjidh problemin siç është ndarja e brendshme”, ka thënë Haziri në Konferencën Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se në këtë proces duhet të ketë transparencë dhe Kuvendi i Kosovës duhet të informohet, sipas tij për ti eliminuar agjendat e dyshimta./Lajmi.net/