Haziri: Qeveria po bëhet mosmirënjohëse ndaj BE-së për Ushtrinë

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka kritikuar bartësit e Qeverisë së Kosovës se janë treguar mosmirënjohëse ndaj Bashkimit Evropian, me rastin e krijimit të ushtrisë.

Lajme

13/12/2018 21:38

Sipas Hazirit, pa partnerët evropian, nuk ka anëtarësim në NATO dhe BE.

“SHBA’të janë bartësi kryesor i këtij procesi, por në parneritet me BE, ku Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca e Italia kanë histori në luftën tonë, në çlirimin tonë, në Pavarësisë e deklaruar”, ka thënë Haziri përmes një postimi të publikuar në Facebook. /Lajmi.net/