Haziri: Pronarët e “Fluidit” janë heronjtë e gjallë të ditëve të sotme, punësuan mbi 200 punëtorë

Në vazhdën e vizitave bërë bizneseve gjilanase, kandidati i Lidhjes për Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar sot në kompaninë “Fluidi”, ku është pritur dhe është njoftuar me prodhimet e tyre nga pronari, Fejzullah Mustafa.

Lajme

16/10/2017 19:30

Kryetari Haziri ka përgëzuar kompaninë “Fluidi” për punën dhe angazhimin, përderisa ka uruar pronarin për hapjen e fabrikës së vajit “Floil”.

“Fluidi” është njëra nga kompanitë gjigante dhe më të suksesshme, jo veç në Gjilan, por edhe në Kosovë. Prodhimet e tyre sot i gjen në treg të Europës kudo. Sot, veçanërisht jam i lumtur që kanë filluar edhe me prodhimin e vajit të lulediellit “Floil” dhe iu uroj shumë suksese. Përveç tjerash, në këtë kompani janë të punësuar mbi 200 punëtorë dhe për mua pronarët e “Fluidit” janë heronjtë e gjallë të dritëve të sotme”, ka deklaruar kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit.

Ai ka thënë se ndihet mirë që në Gjilan ka arritur të krijoj një klimë të mirë për operimin e suksesshme  të bizneseve, duke shtuar se lehtësirat fiskale do të vazhdoj t’i zbatoj edhe në mandatin e ri qeverisës.

Në fund, kryetari Haziri, i shoqëruar nga pronari  Fejzullah Mustafa, ka vizituar të gjitha sektorët e prodhimit të vajit.