Haziri: PDK në panik nga keqqeverisja

Lutfi Haziri nuk po i merr me shumë seriozitet akuzat dhe dërgimin e lëndëve në Prokurori kundër qeverisjes së tij nga ana e PDK-së. Ai thotë se këto vijnë nga paniku i keqqeverisjes që ka bërë PDK kur ka qeverisur me komunën e Gjilanit. 

Lajme

26/07/2014 17:42

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka reaguar pas paralajmërimeve për padi nga PDK në Gjilan. Ai ka thënë se krejt këto akuza të PDK-së po bëhen për shkak se ata ndodhen në panik nga zbardha e dosjeve për qeverisjen e tyre dhe keqpërdorimet e shumta që kemi gjetur.

“Krejt këto akuza të PDK-së po bëhen për shkak se ata ndodhen në panik nga zbardhja e dosjeve për qeverisjen e tyre dhe keqpërdorimet e shumta”, tha Haziri, transmeton rajonipress.

Haziri tha se zyrtarët e tij kanë konstatuar gjetje të shumta në qeverisjen e PDK-së dhe tani janë grumbulluar një numër i madh i dosjeve dhe rasteve ku janë konstatuar lëshime dhe tani ato vepra veç janë duke u hetuar.

”Pos këtyre rasteve që janë duke u hetuar do të dërgohen edhe një numër tjetër për hetime. Keqpërdorimet dhe abuzimet nuk mund të fshihen duke akuzuar rrejshëm të tjerët. Kur hajni bënë me gisht-kjo i përngjanë atij”, tha me ironi Haziri. (Rajonipress)