Haziri: PDK është e para që do ta rrëzojë Qeverinë Haradinaj

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se çfarëdo vendimi që LDK-ja nesër do të marr, do të jetë unike me të gjithë deputetët e saj.

Lajme

21/02/2018 21:06

Këto komente, Haziri i bëri në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, deri sa pozitës i tërhoqi vërejtjen duke kërkuar që të kenë parasysh Listën Serbe, pasi që serbët e Kosovës janë të liberalizuar.

Ai duke folur për të ardhmen e qeverisë, tha se nuk ka as ditë e as natë të sigurt për këtë. Madje, nënkryetari i LDK-së, tha se e para që do ta rrëzoj këtë qeveri, është vetë PDK-ja, që është brenda koalicionit pozitar.

Duke folur për gjendjen e kreut të LDK-së, Isa Mustafës, tha se është çështje javësh kur ai do të kthehet në Kosovë. /RTV D/