Haziri: Opozita me model dhe ndikim rus po tenton rrëzimin e institucioneve

Kryetari i komunës së Gjilanit dhe njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, zhvillimet që po ndodhin në Kuvend i ka quajtur model rus.

Lajme

23/10/2015 20:59

Ai në një debat në RTK, ka thënë se ky jo vetë që është model rus, por edhe ndikim i këtij modeli, përmes të cilit po tentohet të rrëzohen institucionet.

Haziri ka thënë se kjo është një lojë më e madhe politike se sa ajo që shohim ne sot.

“Më vjen keq që Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi kanë rënë në provokime të Vetëvendosjes”, ka thënë ndër tjerash Haziri./lajmi.net.