Haziri: O qeverinë o shkojmë në zgjedhje

Lutfi Haziri thotë se kampi i partive opozitare LDK-AAK-Nisma e do qeverinë ose, në të kundërtën, do të hyjnë bashkë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Këmbëngulë se nuk ka kthim prapa.   

Lajme

28/06/2014 09:26

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Lutfi Hazari, ka thënë të premten se nuk do te ketë kthim prapa të opozitës. Ai ka thënë se koalicioni parazgjedhorë LDK-AAK-Nisma do ta formojë qeverinë e re. Në të kundërtën, sipas tij, ky koalicion është i gatshëm të shkojë në zgjedhjet të jashtëzakonshme si koalicion parazgjedhor, i cili do të quhej “Kthimi i shpresës për qytetarët e Kosovës”.

Hazairi është shprehur kundër krijimit të një qeverie teknike, duke thënë se vetëm një qeveri e fuqishme mund t’i zgjidhë problemet e renda politike më të cilat ballafaqohet Kosova.

Haziri e ka komentuar edhe dorëheqjen e Eqrem Kryeziut nga funksionet e LDK-së. Sipas tij, largimi I Kryeziut nuk ka të bëjë me rreshtimin e LDK-së me AAK-në dhe Nismen, por për shkak të rezultateve në Prizren. (Epoka e Re)