Haziri nuk komenton lëvizjet e Pacollit drejt PAN-it, merret me Kadri Veselin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk ka komentuar vendimin e sotëm të Aleancës Kosova e Re e cila autorizoi Behgjet Pacollin të gjejë zgjidhje edhe jashtë LDK’së. Ai foli për të parin e PDK'së, Kadri Veseli.

Lajme

20/08/2017 21:23

Haziri nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka treguar se LDK nuk do të votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

Thotë se LDK nuk voton ata që projektuan rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga lideri i kësaj partie Isa Mustafa.

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

LDK nuk ka asnji obligim me e votue kandidatin që e ka projektue rrëzimin e qeverisë së LDK. Përkundrazi, ne e kemi rrëzue nga kandidatura për kryeministër të PDK dhe tash po ashtu kemi me largue nga zyrat e Kuvendit. Ata që i kërkojnë dy karrika, përfundojnë në mes (askund)! LH