Haziri nis fushatën, zhvlerëson Mendim Rugovën dhe Flamurin e Kosovës

Nëse Isa Mustafa nuk do të jetë sërish kandidat për kryetar të LDK-së, atëherë ka gjasa që kësaj pozite t’ia mësyjë Lutfi Haziri. 

Lajme

29/07/2014 10:24

Ai në pjesën e dytë të intervistës për gazetën Tribuna ka thënë se po e vlerëson kandidaturën, por gjithsesi nëse Mustafa nuk rikandidohet.

Haziri ka folur për Mendim Rugovën dhe ka thënë se ai përfaqëson vetëm veten e tij.

Haziri ka thënë se nuk do të thotë që garantues të frymës rugoviane janë pasuesit e gjakut të Ibrahim Rugovës.

“LDK, nuk mundet me u rritë duke qëndruar në shtëpi. Fryma rugoviane lidhet me shtetin e Kosovës”.  

Haziri ka shpjeguar edhe për idenë dhe qëllimin e tij që LDK të jetë e afërt me PDK-në, ndonëse ka thënë se kjo e fundit është SHIK-u vetë.

“Nuk duhet bërë dallim, nuk duhet hyrë në hak njerëzve. Ata e kanë themeluar PDK-në. Ata janë njerëzit kryesorë që kanë pasur rol edhe në luftë edhe pas luftës. Nuk po flas për të keq, por në kuptimin njerëzor. Ata kanë qenë shokë, bashkëpunëtorë, luftëtarë sikurse që LDK i ka pasur bashkëpunëtorët dhe besimtarët e saj”.

Haziri ka thënë se nuk po flirton me radikalizëm islamik.

“Kosova është vend perëndimor, me territor perëndimor, me kulturë dhe shteti me çdo mjet duhet ta ruajë kulturën dhe orientimin perëndimor të Kosovës. Radikalizmi as fetar e as politik, shqiptarëve kurrë hajr nuk u ka bërë. Unë i takoj frymës së butë fetare tradicionalisht tash e 100 vjet. Ajo që Kosova e ka frymën e moderuar është ajo që quhet “hanefi”, është islami i moderuar dhe i butë. “Hanefi”, nënkupton reformator”.

 Kryetari i Gjilanit ka thënë se po t’i jepet mundësia do të hynte në shkëmbim territoresh me Serbinë, dhe se do të ndryshonte flamurin e Kosovës, që sic ka thënë ai, është karikaturë për me luajt fëmijët në çerdhe.

Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu: http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=77421